Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka reaguar pas miratimit të Rezolutës së OKB-së për ta shpallur 11 korrikun si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se me këtë miratim dërgohet mesazhi i qartë se krimet e luftës dhe kundër njerëzimit nuk mund të injorohen dhe as të harrohen – përkundër kohës që kalon, shkruan Arbresh.info.
“Është e domosdoshme që akte të tilla kriminale, të nxitura nga urrejtja dhe qëllimet makabre, të etiketohen pa mëdyshje për atë që janë dhe përgjegjësit të sillen para drejtësisë. Sot, Srebrenica, mbi 8 mijë viktima që u vranë mizorisht përgjatë 10 ditëve, si dhe familjet e tyre, gjetën sadopak prehje.”, ka shkruar ai.
Ai rikujtoi rëndësinë urgjente për njohje dhe dënim të ngjashëm ndërkombëtar të krimeve të kryera edhe në Kosovë.
“Mizoritë e kryera nga Serbia në Kosovë kërkojnë të njëjtin nivel vëmendjeje dhe dënimi nga komuniteti global.”, shtoi Krasniqi.
Kreu i PDK-së i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të solidarizohet me popullin e Kosovës në kërkesën për drejtësi dhe llogaridhënie.
“Të zhdukurit duhet gjetur, autorët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe viktimat të nderohen me dinjitetin që meritojnë. Vetëm përmes njohjes dhe drejtësisë ndërkombëtare mund të shpresojmë të shërojmë plagët e së kaluarës dhe të ndërtojmë një të ardhme të bazuar në paqe dhe pajtim.”, u shpreh mes të tjerash Krasniqi./Arbresh.info/
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbwshtesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...
“Shumë po më pëlqen”, Driloni ngacmon Xhenetën