Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se, përmes falsifikimit të dokumenteve, ia kanë shitur banesën për 90 mijë euro një personi tjetër.
Sipas policisë, personat e dyshuar D.D dhe F.Z, me urdhër të prokurorit, janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse personat SH.H dhe H.H janë vendosur në kërkim policor, pasi që për të njëjtit nuk është arritur të sigurohet prezenca për intervistim, shkruan Arbresh.info.
“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, respektivisht Sektori për Hetime Financiare më datën 23.05.2024 ka zbatuar urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku janë bastisur dy lokacione një në Prishtinë dhe një në Gjakovë. Në këtë rast dyshohet, se personat e dyshuar D.D., m/k (viti I lindjes 1977), F.Z., f/k (viti I lindjes 1981), SH.H., m/k ( viti I lindjes 1979), dhe H.H., m/k (viti I lindjes 1965), në bashkëkryerje përmes falsifikimit të dokumenteve, krijimit të kontratave të falsifikuara, mashtrimit dhe prezantimeve të rreme si persona zyrtar kanë mashtruar viktimën të cilës në emër të shitjes së një banese në Prishtinë, i kanë marr shumën e parave në vlerën mbi 90,0000.00 euro”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe arrestimin e të gjithë personave që kryejnë apo tentojnë kryerjen e veprave penale./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...