Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ku do të votohet rezoluta për Srebrenicën, nisi me një minutë heshtje për viktimat e 11 korrikut të vitit 1995.
Miratimi i kësaj rezolute do të mundësojë që ta njeh Serbinë si autore të krimeve.
Gjermania dhe Ruanda janë sponsorët e rezolutës. Këto dy shtet bashkërisht iniciuan dhe hartuan tekstin e rezolutës. Më pas, 36 shtete anëtare të OKB-së u bënë bashkë-sponsor, duke marrë përsipër detyrën e prezantimit të draftit në të 193 shtetet anëtare të OKB-së.
Për miratimin e rezolutës do të mjaftojë shumica e thjeshtë e anëtarëve të OKB-së që janë të pranishëm në seancë dhe votojnë.
Rezoluta e propozuar për gjenocidin në Srebrenicë, ndër të tjera, u bën thirrje vendeve anëtare që të përfshijnë gjenocidin në Srebrenicë në tekstet shkollore./rtk
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...