Bologna njofton largimin e trajnerit

13:41 | 23 Maj 2024
D.H

Trajneri italian, Thiago Motta ia ka komunikuar klubit të tij, Bologna, largimin pas përfundimit të sezonit 2023/24.

Faqja zyrtare e klubit italian ka njoftuar se trajneri Motta, i cili i kualifikohet në Ligën e Kampionëve, nuk do të jetë më trajner i tyre.

“Këtë mëngjes Thiago Motta i komunikoi klubit synimin e tij për të mos rinovuar kontratën e tij me Bologna FC 1909”.

“Pasi mori parasysh vendimin, klubi falënderon trajnerin për punën e jashtëzakonshme të bërë dhe i uron atij fat të mirë për pjesën tjetër të karrierës së tij”, thuhet në njoftimin e Bolognas.

Motta do të mbetet në histori me Bolgonën pasi arriti t’a kualifikoj skuadrën italiane në Champions League.

Kurse karrierën pritet të vazhdojë tek Juvnetusi bën me dije Sky Italia./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme