Google ADS

Kuvendi e miraton Projektligjin për marrëveshjen e burgjeve me Danimarkën

12:41 | 23 Maj 2024
E.K

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Me vota 86 pro, asnjë abstenim dhe 7 kundër, Kuvendi i Kosovës e miraton marrëveshjen ndërkombëtare me Mbretërinë e Danimarkës.

Në sallë ishin të pranishëm 94 deputetë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se nga kjo marrëveshje Kosova do të fitoj 15 milionë euro tarifë fikse në vit.

“Qëllimi i këtij traktati është forcimi i mëtutjeshëm i marrëdhënieve ekzistuese të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Danimarkës. Sipas traktatit Kosova do të vë në dispozicion kapacitetet e përshtatshme për 300 të burgosur të Danimarkës dhe rrjedhimisht Kosova do të përfitoj në këmbim tarifë vjetore fikse prej 15 milionë euro dhe 6 milionë euro të tjera për energji të gjelbër”, tha Rizvanolli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme