Presidenti i serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se sot është një ditë e feste e Vidovdanit për Serbinë, edhe pse është 23 maj, dhe jo 28 qershor.
Siç shkruan Tanjug, Vuçiq ka thënë se sot do të bëhet e qartë kush nuk ishte i frikësuar dhe kush qëndron në anën e drejtësisë “në krah të krenarisë dhe fuqisë”, duke e pasë fjalën për shtetet që do ta kundërshtojnë votimin e rezolutës për Srebrenicën në OKB.
“Na takon neve të luftojmë. Mendoj se kemi bërë më të mirën. Kam folur deri më tani me përfaqësues të më shumë se 147 vendeve”, tha Vuçiq për TV Informer me rastin e seancës së sotme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku pritet votimi i propozim rezolutës për Srebrenicën./Arbresh.info
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane