Sot në asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara pritet të votohet rezoluta e propozuar për shpalljen e 11 korrikut si Ditën
Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë dhe dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.
Në po këtë ditë, nga Srebrenica po qarkullojnë disa video ku shihet xhandarmëria serbe pranë një shkollë të mesme, transmeton Arbresh.info.
Portali boshnjak Istrag.ba ka publikuar video dhe sipas tyre, autoblindat dhe trupat e policisë tashmë janë stacionuar në qendrën e shkollës së mesme “Srebrenica”.
“Njësitet speciale të MPB-së së RS-së janë dislokuar pranë Qendrës së Shkollës së Mesme në Srebrenicë”, thuhet në njoftim.
Prezenca e tyre vjen veç një ditë pasi lideri serb i BeH-së tha se dita e sotme do të kalojë në mënyrë paqësore.
Specijalne jedinice MUP-a RS raspoređuju se u blizini Srednjoškolskog centra u Stebrenici (video: @halilovic_sa ) pic.twitter.com/gEbHlzTGvb
— Istraga.ba (@IstragaB) May 23, 2024
Lexo edhe:
Bërnabiq thotë se propozimi i një rezolute për Srebrenicën është shqetësuese për paqen në Ballkan
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...