Mes shumë polemikave miratohet projekti për “Banimin social adekuat”

11:42 | 23 Maj 2024
K.B

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Shqyrtimin e  Projektligjit nr.08/L-302 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZHKE) për Projektin “Banimi social adekuat”.

Nga 94 deputetë sa ishin në Kuvend, 80 vota ishin për.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjucfa konstatoi se kalon kjo marrëveshje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme