Pas prezantimit nga ministri i Financave Hekuran Murati për Projektin “Banimi social adekuat”.
Deputetja nga PDK-ja, Eliza Hoxha ka kërkuar nga ministri Hekuran Murati më shumë detaje se si do të realizohet marrëveshja dhe ligji për projektin “Banimi social adekuat”.
Pasi sipas saj shumë gjëra nuk janë të qarta.
Ndërsa deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti tha se problemi kryesor me këtë marrëveshje është kohëzgjatja.
Ai tha se nga ministri Murati janë humbur të gjitha afatet kohore.
Hoti ka kërkuar nga Murati dhe ministri Liburn Aliu më shumë rreth këtij projekti për mënyren e realizimit, për të parë më pas nëse do ta votojnë këtë marrëveshje si grup parlamentar./Arbresh.info/
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...