Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se seanca është në formë të vazhdimit nga seanca e kaluar, ku në rend të ditës janë ratifikimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare:
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-303 për ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes për Themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (“Marrëveshja”) – neni 1,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-301 për ratifikimin e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale për infermier, kirurg veterinar, farmacist dhe mami në kontekstin e Marrëveshjes së tregtisë të lirë të Evropës Qendrore,
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-302 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZHKE) për Projektin “Banimi social adekuat”.
Ndërkaq duke filluar nga ora 10:30, Kuvendi do të mbajë seancë plenare, ku në rend të ditës ka 23 pika për shqyrtim dhe miratim./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?