Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta thuhet se po planifikonte të shkarkonte Xavi Hernandez në fund të sezonit, ndërsa ky lajm përforcohet edhe më shumë tani, pasi drejtori sportiv, Deco dhe ndihmësi i tij Bojan Krkic u takuan me kandidatin Hansi Flick.
Ka pasur disa debate nëse ishte një takim prezent me Flick në Londër apo një telefonatë video.,
Megjithatë, si gazeta Sport ashtu edhe Mundo Deportivo pretendojnë se bisedimet shkuan mirë me gjermanin dhe Decon që të dy u ndjenë mirë.
Flick ka komunikuar tashmë planet dhe kërkesat e skuadrës së tij përpara tregut të transferimeve të verës, dhe duket se ai tani është emri më i mirë për këtë punë, përpara menaxherit të Barca Atletic, Rafael Marquez.
Trajneri gjerman gjithashtu ka agjentin Pini Zahavi që e garanton atë, i cili mban pushtetin me presidentin Laporta.
🚨 𝐅𝐋𝐈𝐂𝐊 𝐱 𝐁𝐀𝐑𝐂̧𝐀
🔵🔴 Ofensiva por Flick, que pasa a ser el favorito para sustituir a Xavi
☎️ El técnico alemán, que ya dijo ‘no’ al Chelsea porque priorizaba el Barça, habló con Deco por teléfono y el director deportivo lo valida para que se haga cargo del… pic.twitter.com/HFi51T0T4R
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) May 23, 2024
Para takimit, Flick thuhet se ishte preferenca e Laportës, megjithëse u vu re se ai ishte opsioni më i shtrenjtë mes tij dhe Marquez, dhe situata e kontratës së Xavit ende nuk është zgjidhur.
Ndryshe, kjo do të ishte puna e parë e Flick jashtë Gjermanisë, me përjashtim të dy viteve si asistent në Austri me RB Salzburg. /Telegrafi/
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...