Gjendet e vdekur një grua në Nabërgjan të Pejës

10:10 | 23 Maj 2024
E.H

Një grua është gjetur pa shenja jete në fshatin Nabërgjan të Pejës, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme