Arrestohet gjakovari, shtiu me armë zjarri

09:20 | 23 Maj 2024
K.B

Është arrestuar një person në Gjakovë, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri.

Siç njofton polica përmes raportit 24 orësh, thuhet se në posedim të të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe pesë gëzhoja fishekësh të po të njëjtës armë.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa rasti mbetet të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin nga policia, shkruan Arbresh.info


Njoftimi i plotë:

Me datën 22.05.2024 rreth orës 22:55, Stacioni Policor në Gjakovë pasi kishte pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në fshatin Damjan në Gjakovë, menjëherë ju kanë përgjigjur rastit dhe është arritur të arrestohet i dyshuari S.P., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, mbi dyshimin se i njëjti kishte shtënë me armë zjarri.

Në posedim të të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe pesë gëzhoja fishekësh të po të njëjtës armë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa rasti mbetet të hetohet në procedurë të rregullt./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme