Leverkuseni është mposhtur pas 51 ndeshjeve në të gjitha garat nga Atalanta në finalen e Europa Laegues me rezultat 3-0.
Granit Xhaka ka folur pas ndeshjes i cili ka përgëzuar skuadrën e Gasperinit, shkruan Arbresh.info.
“Nuk ka të bëj me ecurinë e rezultateve. Ka të bëj me ndeshjen. Humbëm, ky është futbolli. E përgëzoj Atalantan, kaq. Keq që gjërat nuk shkuan mirë, nuk ia dolëm”.
Ai tutje ka theksuar se në vikend i pret një finale tjetër ku shpreson suksesin.
“Por në vikend e kemi një tjetër finale. E dinim se Atalanta do të na fuste në presion, kemi humbur topin, por do të bëjmë më mirë në vikend”, ka deklaruar Xhaka pas ndeshjes.
‘Aspirinat në vikend do të luajnë ndaj Kaiserslautern në finalen e Kupës së Gjermanisë./Arbresh.info/
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”