Google ADS

Ministrja e Jashtme diskuton me kongresistin amerikan për sigurinë e Kosovës

23:29 | 22 Maj 2024
E.G
 Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me kongresistin republikan Mike Turner, kryetar i Komitetit të Përhershëm të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve për Shërbimet e Inteligjencës.
Sipas njoftimit, situata aktuale e sigurisë dhe shqetësimet pas sulmit serb të 24 shtatorit në Banjskë, kërcënimet e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës dhe nevoja për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në NATO, ishin temat kryesore të takimit, shkruan Arbresh.info.
Ministrja Gërvalla e siguroi kongresistin Turner se Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj euroatlantike, në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve dhe aleatëve të saj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme