Google ADS

Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian, “100 Vitrinat”

21:08 | 22 Maj 2024
E.G

Egla Ceno, e njohur për shumicën si aktore teatri, ka arritur të bëhet një nga pesë finalistet e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania.

Ajo ka një karrierë të larmishme dhe jo të gjithë e dinë se ajo ka qenë pjesë e serialit televiziv më të shikuar italian, “Cento Vetrine” apo i njohur në shqip si “100 Vitrinat”.

Në një intervistë të para gjashtë viteve për Panorama, Egla ka zbuluar disa detaje nga eksperienca e saj në këtë serial ku ka interpretuar një rol të vogël. Ajo ka treguar, “Te ‘100 vitrinat’ kam pasur një rol të vogël të një gruaje që kishte vrarë burrin. Më shumë e gëzuar ndihej komshia ime, Caterina, në fakt dhe e tregonte duke më ulëritur nga kopshti i saj: ‘Eglaa je te 100 Vitrinat!’”.

Egla përndryshe ka jetuar një periudhë të gjatë në Itali dhe para 10 vjetësh është rikthyer sërish në Shqipëri.

Ceno gjithashtu ka përmendur se ka pasur rastin të bashkëpunojë me emra të njohur në industrinë televizive italianë, duke përfshirë Alejandro Jodorowsky dhe Fabrizio Portalupi, regjisorin e “100 vitrinave”.

Për çudi është se gjatë qëndrimit të saj mbi 100 ditor në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ky fakt nuk është vënë në pah dhe Egla duket të mos ketë folur shumë mbi këtë periudhë të rëndësishme të jetës së saj.

Të shtunën, familja e Big Brother VIP Albania do të ketë një anëtare të re të njohur për publikun – Egla Ceno, e cila tashmë ka lënë gjurmë si aktore dhe tani si një nga konkurrentet më të pëlqyera të spektaklit të famshëm. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme