Krasniqi kërkon nga ambasadorja greke heqjen e masave të BE-ë

20:50 | 22 Maj 2024
E.G

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka pritur në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Heleni Vakali.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi gjatë takimit ka shprehur nevojëne  heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, shkruan Arbresh.info.

“Diskutuam për zhvillimet politike në vend dhe bashkëpunimin e ndërsjellë mes dy vendeve tona. Mysafires i shpreha qëndrimin se Kosova dhe qytetarët tanë kanë nevojë që Bashkimi Evropian të heqë sa më parë masat penalizuese”, ka shkruar ai.

Kreu i PDK-së, ndër të tjera e ka falënderuar ambasadoren Vakali për vizitën dhe diskutimin konstruktiv./Arbresh.info/

Të ngjashme