Më 4 korrik do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar, ka njoftuar kryeministri Rishi Sunak në një deklaratë jashtë Downing Street.
Pasi diskutimeve për pandeminë Covid dhe luftën në Ukrainë, tani shtrohet pyetja se kujt i besoni, ka deklaruar Sunak.
Ai tha se është krenar për arritjet e qeverisë së tij, që ka stabilizuar ekonominë dhe shpenzimet, dhe sukseset në arsim e shëndetësi.
Shpallja erdhi pas një dite spekulimesh për zgjedhjet në Westminster, ndërsa parlamenti pritet të shpërndahet së shpejti.
Më parë gjatë ditës, sekretari i Jashtëm Lordi David Cameron, ndërpreu vizitën në Shqipëri, ndërsa sekretari i Mbrojtjes, Grant Shapps shtyu një udhëtim jashtë vendit për të marrë pjesë në mbledhjen e kabinetit.
Në parlament këtë pasdite, udhëheqësi i Partisë Kombëtare Skoceze në Westminster e pyeti kryeministrin Sunak nëse ai kishte frikë nga mbajtja e zgjedhjeve, ndërsa Sunak i ishte përgjigjur se zgjedhjet do të mbaheshin në gjysmën e dytë të vitit./rtk/
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...