Google ADS

Zelensky e telefonon Edi Ramën, e njofton për situatën në frontin e luftës

17:47 | 22 Maj 2024
E.G

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar të mërkurën një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenski, lidhur me Samitin e parë të Paqes për Ukrainën që pritet të zhvillohet më muajin qershor në Zvicër.

Kështu bëri të ditur presidenti ukrainas, përmes një postimi në “X”.

“Kam biseduar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, një mik i madh i Ukrainës, për Samitin e ardhshëm të Paqes. E falënderoi për konfirmimin që Shqipëria do të marrë pjesë.”, ka shkruar Zelensky.

Presidenti ukrainas shkruan ndër të tjera se e ka informuar kryeministrin Rama edhe për situatën e fushëbetejës, konkretisht mbrojtjen e rajonit të Kharkiv.

“Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje.”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme