Google ADS

Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për vjedhje të një marketi

17:26 | 22 Maj 2024
E.G

Policia e Kosovës të mërkurën rreth orë 12:00, ka arrestuar në flagrancë një person për veprën tentim vjedhje.

Sipas policisë, i dyshuari ishte identifikuar dhe ishte në kërkim për dy raste të vjedhjeve, që kanë ndodhë në një market në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq me datat 9 dhe 21 maj 2024, shkruan Arbresh.info.

“Personi i arrestuar N.T, mashkull, 33 vjeç, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes”, njofton policia./Arbresh.info/

Të ngjashme