Komuna e Prishtinës ka njoftuar se një numër i madh i automjeteve të parkuara janë dëmtuar nga rënia e skeleve në një kompleks “Te Qafa”
Me anë të një njoftimit, komuna bëri të ditur se ndërtesa ishte duke u renovuar në kohën kur janë vënë skelet, shkruan Arbresh.info.
“Ekipet e Drejtorisë së Sigurisë dhe Emergjencave së bashku me Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë evituar rrezikun e mëtejshem.”, thuhet në njoftim.
“Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca të Kryeqytetit me në krye drejtorin, Lulzim Fushtica, kanë punuar deri mbas mesnate që të pastrojnë dhe sanojnë lokacionin dhe të sigurojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe evitojnë çdo rrezik të mundshëm.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë