Cameron anulon takimin me presidentin Begaj për shkak të axhendës së ngjeshur

13:30 | 22 Maj 2024
E.K

Sekretari i Jashtëm Britanik, David Cameron ka anuluar takimin e parashikuar në axhendën e vizitës së tij në Shqipëri me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Shkak është bërë axhenda e ngjeshur e Cameron.

Klan News raporton se pas rreth 2 orësh vizitë zyrtare në Tiranë, David Cameron është nisur drejt aeroportit të Rinasit, prej nga ku do të largohet nga Shqipëria.

Cameron mbërriti rreth orës 11:00 në Tiranë ku u prit nga homologu i tij shqiptar, Igli Hasani. Më pas, Sekretari Cameron ka zhvilluar takim kokë më kokë me kryeministrin Rama. Pas takimit, Rama dhe Cameron kanë dhënë një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme