Njohja e një shteti palestinez “nuk është tabu për Francën”, por Parisi mendon se nuk është koha e duhur dhe se ky vendim nuk do të ketë ndikim në procesin që synon zgjidhjen me dy shtete, tha ministri i jashtëm francez.
“Ky vendim duhet të jetë i dobishëm, domethënë të lejojë përparim vendimtar në fushën politike, por duhet të ndodhë në kohën e duyhur,” theksoi Stéphane Cezournet në një deklaratë.
Stéphane Cezournet, i cili priti sot në mëngjes homologun e tij izraelit Israel Katz në Paris, beson se “nuk është vetëm një çështje simbolike apo një çështje pozicionimi politik, por një mjet diplomatik në shërbim të zgjidhjes së dy shteteve që do të jetojnë pranë dhe në mënyrë të sigurtë”.
Mes luftës në Gaza midis lëvizjes islamike palestineze Hamas dhe Izraelit, Spanja, Irlanda dhe Norvegjia njoftuan sot vendimin e tyre të përbashkët për të njohur një shtet palestinez me shpresën se vendet e tjera do ta ndjekin shembullin.
Izraeli reagoi menjëherë duke njoftuar tërheqjen “në pritje të konsultimeve me ambasadorët e tij në Irlandë dhe Norvegji”.
Hamasi, nga ana tjetër, e quajti njohjen një “hap të rëndësishëm” drejt vërtetimit të “të drejtës palestineze për tokën dhe krijimin e një shteti palestinez me Jerusalemin si kryeqytet”.
Njohja nga Norvegjia, Spanja dhe Irlanda pritet të bëhet më 28 maj./abcnews.al
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...