Tanket izraelite kanë përparaur në Rafah të mërkurën gjatë një prej netëve më intensive të bombardimeve të qytetit jugor të Gazës që kur Izraeli filloi ofensivën e tij atje këtë muaj.
Trupat izraelite kanë lëvizur ngadalë në periferi lindore të Rafah që nga fillimi i muajit, por banorët dhe militantët thanë se tanket kishin zënë pozicione të reja të mërkurën më në perëndim se më parë përgjatë gardhit kufitar jugor me Egjiptin.
Ata thanë se trupat izraelite tani janë vendosur në skaj të lagjes Yibna në qendër të Rafah.
Sipas Reuters, banorët palestinezë thanë se forcat izraelite kishin lëshuar dronët në periferi të Yibna dhe kishin hapur zjarr gjatë natës mbi anijet e peshkimit./abcnews.al
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...