Toni Kroos nuk kishte as dyshimin më të vogël kur tregoi katër bashkëlojtarët e tij më të mirë që ka pasur gjatë karrierës së tij.
Sot (e martë) Kroosi bëri njoftimin befasues duke treguar se do të pensionohet nga futbolli profesionist pas përfundimit të Euro 2024.
E ardhmja e Kroosit tek Real Madridi ishte në dyshim pasi asnjë progres nuk u bë drejt rinovimit të kontratës së tij e cila skadon në fund të sezonit aktual.
Kroos ka shijuar një karrierë mjaft të suksesshme me Bayern Munich dhe Real Madridin, duke fituar shtatë tituj të ligës dhe shtatë Liga të Kampionëve.
Paraqitja e tij e fundit në nivel klubi mund të jetë në finale të Ligës së Kampionëve më 1 qershor, kur Real Madridi do të takohet me Borussia Dortmundin në ‘Wembley’.
Mesfushori gjithashtu kishte luajtur një rol kyç në triumfin e Gjermanisë në Botërorin e vitit 2014, ku nga aty e la Bayernin për t’u transferuar tek Real Madridi.
Gjatë karrierës së tij 17-vjeçare, Kroosi ka luajtur me disa futbollistë të jashtëzakonshëm, por ai nuk kishte dyshime kur emëroi katër më të mirët.
Gjatë një intervistë në vitin 2022, Kroos u pyet për të treguar portierin, mbrojtësin, mesfushorin dhe sulmuesin më të mirë me të cilët ka luajtur.
“E tërë karriera ime tregon se kam luajtur me disa futbollistë të jashtëzakonshëm, të tillë kam pasur në ekip por edhe si rival”.
“Prandaj është e vështirë që të zgjedhë vetëm disa. Por nëse do të duhej të zgjedhja patjetër, do të preferoja këta të katërt: Në portë, Manuel Neuer, si bashkëlojtar dhe si rival. Mbrojtësi më i mirë: Sergio Ramos: Mesfushori: Luka Modric dhe në sulm, natyrisht: Cristiano Ronaldo”, ka thënë Kroos./Telegrafi/
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I