Google ADS

Kurti: Për 2 javë, 313 serbë aplikuan për t’i konvertuar patentë shoferët ilegalë në RKS

23:08 | 21 Maj 2024
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se për dy javë 313 qytetarë serbë i konvertuan patentë shoferët e lëshuar nga strukturat ilegale paralele të Serbisë në ata të Kosovës.

Me anë të një postimi në “X”, ai u ka bërë thirrje të gjithë serbëve që kanë të drejtë ta shfrytëzojnë këtë mundësi, shkruan Arbresh.info.

“Për tre muaj, personat me patentë shoferë të lëshuar nga strukturat ilegale paralele të Serbisë do të mund t’i konvertojnë në patentë të Kosovës. Në më pak se 2 javë nga kjo mundësi përfituan 313 bashkëqytetarë tanë. I bëj edhe një herë ftesën time të gjithë atyre që kanë të drejtë”, ka shkruar Kurti.

Ministria e Punëve të Brendshme në fillim të majit ka njoftuar se ka vendosur që t’u lejojë serbëve t’i konvertojnë patentë shoferët ilegalë në RKS me disa lehtësira, pasi nuk do t’i nënshtrohen provimit për patentë shofer.

Sipas njoftimit, aplikimi do të jetë i hapur deri më 9 gusht të këtij viti./Arbresh.info/

MPB merr një vendim për patentë shoferët ilegalë serbë

 

Të ngjashme