Google ADS

Theret me thikë një shqiptare në Angli

22:59 | 21 Maj 2024
E.G

Një grua shqiptare është goditur me thikë ditën e sotme jashtë një shkolle fillore në Londër. Ngjarja ka ndodhur pasi shqiptarja ka lënë fëmijët në shkollë dhe më pas është ndjekur derisa sulmuesi e ka kapur për fyti dhe e ka goditur disa herë me thikë.

Ngjarja ka tronditur dëshmitarët në vendngjarje të cilët thanë për DailyMail se e kanë dëgjuar të plagosurën duke bërtitur: “Më ndihmo, më ndihmo… po humbas gjaku”.

Policia e Bedfordshire konfirmoi se gruaja është dërguar në spital me lëndime të rënda, ndërsa për ngjarjen e rëndë është arrestuar një burrë.

Fqinjët kanë thanë se shqiptarja kishte pasur probleme me ish-bashkëshortin, i cili ishte paraqitur disa herë në adresën e saj, dhe së fundmi ishte bërë agresiv dhe i dhunshëm.

Ndonëse ende nuk dihet cili është autori i ngjarjes në Londër, rasti është i ngjashëm me vrasjen e Enkelejda Danajt në Greqi e cila gjithashtu u masakrua me thikë nga ish-bashkëshorti në mes të rrugës.

40-vjeçarja ishte goditur me thikë në bark nga ish-bashkëshorti i saj, Eduart Danaj 50-vjeç me origjinë nga Vlora. Ajo e kishte denoncuar tre herë ish-bashkëshortin për dhunë në familje, por ky i fundit është lënë i lirë nga policia vendase.

Sipas informacioneve të mediave greke, Enkelejda kishte përmendur në denoncimet e saj se 50-vjeçari, kishte nisur të konsumonte sasi të mëdha alkooli dhe të bëhej i dhunshëm, ku si pasojë e ka dhunuar dhe kërcënuar disa herë./a2cnn/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme