Google ADS

Osmani takoi ambasadorë të shteteve evropiane, theksoi nevojën e heqjes së masave ndaj Kosovës

22:30 | 21 Maj 2024
E.G

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorë të disa shteteve evropiane si dhe atë të EULEX-it, në krye me Ambasadorin e BE-së Thomas Szunyog, për të diskutuar koordinimin e agjendës ndërkombëtare, si dhe bashkërendimin me politikat e BE-së dhe me shtetet e tjera aleate për çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë.

Gjatë takimit, Osmani theksoi se Kosova vazhdon të jetë plotësisht e linjëzuar me politikat e BE-së në fushën e sigurisë dhe politikës së jashtme, përfshirë miratimin e sanksioneve ndaj Rusisë si dhe shteteve apo grupeve të tjera të cilat rrezikojnë sigurinë dhe paqen globale, shkruan Arbresh.info.

Tutje, ajo diskutoi edhe për nevojën e heqjes së masave ndaj Kosovës, të cilat siç tha ajo, më së shumti po godasin mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, pa dallim, duke potencuar se Kosova tashmë i ka plotësuar të gjitha kushtet.

Në takim Ambasadorët prezent e njoftuan Presidenten edhe për përgatitjet që po bëhen për Samitin e Paqes për Ukrainën që do të mbahet në Zvicër./Arbresh.info/

Të ngjashme