Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar ndaj deklaratës së Bashkimit Evropian lidhur me operacionet e së hënës në veri të vendit.
Kryeziu me anë të një postimi në “X”, ka thënë se sugjerimi i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), që strukturat ilegale në Kosovë të trajtohen me Asociacion të komunave me shumicë serbe është paraqitje mashtruese e asaj se si është menduar Asociacioni, shkruan Arbresh.info.
“Sugjerimi i EEAS në deklaratën e saj sot – që strukturat ilegale në Kosovë duhet të trajtohen dhe të zgjidhen me Asociacion – është paraqitje mashtruese e asaj që Asociacioni ishte menduar të ishte ndonjëherë”, ka shkruar ai.
Sipas tij, Asociacioni nuk është ombrellë për legalizim të strukturave të krijuara paralelisht dhe në mënyrë të paligjshme.
Ndër të tjera, ai theksoi se deklarata vërteton vetëm destruktivitetin e Serbisë gjatë gjithë dialogut.
“Fatkeqësisht, deklarata vërteton vetëm destruktivitetin e Serbisë gjatë gjithë Dialogut, p.sh. në takimet e fundit në Bruksel për Rregulloren e Bankës Qendrore për veprimet me para në dorë në Kosovë— që kanë dështuar pikërisht në për shkak të qëndrimit të Serbisë, gjë që bie ndesh me propozimin e vetë BE-së.”, shtoi Kryeziu.
Ndër të tjera, ai u shpreh se sundimi i ligjit nuk duhet percpetuar si sjellje përshkallëzuese.
“Për më tepër, sundimi i ligjit nuk duhet të perceptohet si sjellje përshkallëzuese. Është ironike që BE-ja të reagojë kundër veprimeve që janë në përputhje me sundimin e ligjit, kur misioni më i madh civil i BE-së quhet Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).”, tha mes të tjerash zëdhënësi i Qeverisë./Arbresh.info/
The EEAS’ suggestion in its statement today—that illegal structures in 🇽🇰 must be dealt w/ & resolved in conjunction w/ ASMM—is a misleading representation of what ASMM was ever meant to be. For one, it isn’t an umbrella for legalizing illegally & unilaterally created structures.
— Perparim Kryeziu (@KryeziuPerparim) May 21, 2024
Ndryshe, Bashkimi Evropian i vleërsuar veprimet e policisë i cilëson të pakoordinuara dhe janë përshkallëzuese.
“Operacioni i së hënës dëshmon sërish se autoritetet e Kosovës kanë prioritet veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara sesa bashkëpunimin me miqtë dhe aleatët e saj”, thuhej në komunikatën e BE-së.
LEXO EDHE:
BE e shqetësuar për veprimet e fundit në veri: Janë të pakoordinuara
Policia e Kosovës bashkë me Administratën Tatimore të Kosovës të hënën në kuadër të një operacioni të ndërmarrë në veri të vendit kanë mbyllur gjashtë njësi të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’.
LEXO EDHE:
Policia dhe ATK aksion në veri, mbyllen gjashtë njësi të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’
Me anë të një komunikate shtesë, policia njoftoi se ka konfiskuar mbi 1 milionë euro, mbi 70 milionë dinarë dhe mbi 19 mijë franga.
“Operacioni policor i realizuar sot në veri të vendit, ku u mbyllen gjashtë njësi ilegale të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’, rezultoi edhe me konfiskimin e provave të ndryshme materiale siç janë; Rreth 1.600.000 euro,Rreth 74.700.000 dinar, Rreth 19.500 franga, Rreth 13.800 dollar amerikan, Rreth 40 dollar australian. Dokumentacione dhe prova relevante që ndërlidhen me rastin.”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXO EDHE:
Aksioni në veri, policia konfiskon 1.6 milion euro, mbi 74 milionë dinarë e monedha të tjera
Nga burgim i përjetshëm, Supremja ia ul në 35 vjet dënimin t...
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...