Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Pastorin e Kishës Protestante Ungjillore “Bashkësia e Popullit të Zotit”, Artur Krasniqi, bashkë dhe me përfaqësues të tjerë nga Kisha Ungjillore, Arteida Krasniqi dhe Gani Mehmetaj.
Sipas njoftimit, bashkarisht diskutuan mbi Projektligjin për liritë fetare, i cili u vlerësua pozitivisht nga përfaqësuesit e Kishës Ungjillore, teksa shprehën dhe keqardhjen që ky projektligj nuk po votohet në Kuvend, shkruan Arbresh.info.
“Kjo ndodh për shkak që projektligji në fjalë duhet votuar edhe nga 2/3 e përfaqësuesve të komuniteteve, si ligj i interesit vital.”, thuhet në njoftim.
Votimi i tij nënkupton rregullimin e statusit të bashkësive fetare në vend, që çon drejt gëzimit të plotë të lirisë fetare e cila garantohet me Kushtetutë e Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut si pjesë e saj. Zyra e Kryeministrit ka shtyrë përpara këtë projekligj të rëndësishëm, me qëllim mbrojtjen e të gjitha bashkësive fetare që jetojnë e veprojnë në Kosovë./Arbresh.info/
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...