Instruktorët e Kërkim Shpëtimit Malor të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së, kanë realizuar kampin tre ditor me studentët e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe të Sportit.
Përmes një njoftimi për media, thuhet se Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar kampin në Parkun Kombëtar Blinajë, në kuadër të bashkëpunimit me institucionet edukativo arsimore, me ç` rast trajnerët e FSK-së, ligjëruan tema të rëndësishme të mbijetesës në natyrë, duke u fokusuar në ndërtimin dhe sigurinë e kampit, ndihmën e parë, orientim në natyrë, navigim, lëshim me litar nga shkëmbinjtë, marshim kondicional si dhe aktivitete tjera rekreative.
Tutje në njoftim, FSK shton se bashkëpunimet e tilla ndikojnë në krijimin e besueshmërisë ndaj institucionit tonë dhe njëkohësisht të rinjtë kanë mundësinë që të familjarizohen me jetën ushtarake./Arbresh.info/
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë