Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka thënë se janë të shqetësuar për aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës dhe Administratës Tatimore për mbylljen e gjashtë filialeve të Bankës Kursimore Postare të Serbisë në veri të vendit.
Me anë të një postimi në Facebook, ambasada thekson se ky veprim rrezikon që të përshkallëzohet edhe më shumë tensionet në Kosovë, përcjell Arbresh.info.
“Jemi të shqetësuar se veprimet e djeshme të policisë në veri të Kosovës rrezikojnë të përshkallëzojnë tensionet dhe të vështirësojnë zgjidhjen afatgjatë të çështjes së monedhës në Kosovë. Ne inkurajojmë autoritetet kosovare që të koordinojnë veprimet me partnerët ndërkombëtarë dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështje të tilla”, thuhet në reagimin e Ambasadës. /Arbresh.info
Lexo edhe:
Aksioni në veri, policia konfiskon 1.6 milion euro, mbi 74 milionë dinarë e monedha të tjera
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?