Shtatë lojtarë që pritet të mbesin jashtë listës së Anglisë për Euro 2024

14:05 | 21 Maj 2024
D.H

Kampionati Evropian “Gjermania 2024” po afron.

Tani më shumë kombëtare kanë filluar të publikojnë listat e lojtarëve të ftuar për Euro, shkruan Arbresh.info.

Njëri prej favoritëve për të fituar, Anglia ende nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Ndërsa sipas raportimeve të fundit, Gareth Southgate do të lë jashtë liste shtatë lojtarë me emër në futboll.

Marcush Rashford është njëri nga ta, i cili ka nuk ka pasur një sezon siç di ai.

Rashford në 33 ndeshje në Premier League ka vetëm shtatë gola dhe dy asistime.

Përveç, yllit të Manchester United jashtë liste pritet të mbesin edhe Ben Chilwell, Recce James, Henderson, Kalvin Phillips, Nick Pope dhe Raheem Sterling.

Kampionati Evropian fillon me datë 14 qershor deri më 14 korrik./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme