Google ADS

Dogana e Kosovës konfiskon reth 4 mijë copë detergjent të falsifikuar

13:14 | 21 Maj 2024
R J

Dogana e Kosovës ka konsfiskuar detergjentin e njohur “Ariel” , pasi ka konstatuar se është malli i falsifikuar.

Dogana përmes një njoftimi në ‘Facebook’, ka bërë të ditur se ka konfiskuar rreth 4000 paketime.

Dogana e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht në luftimin e falsifikimit dhe piraterisë dhe si rezultat i zbatimit efektiv të të drejtave të pronësisë intelektuale, Dogana e Kosovës pas pranimit të konfirmimit nga bartësit e të drejtave ka konfiskuar mallin e falsifikuar, preparate për larje dhe pastrim të një sasie rreth 4000 paketime.

Sipas dispozitave ligjore në fuqi, mallrat e falsifikuar nuk lejohet të dalin në qarkullim të lirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme