Temperatura ekstreme deri në 48 gradë Celcius, mbyllen shkollat në Indi

11:35 | 21 Maj 2024
K.B

Autoritetet në Nju Delhi kanë urdhëruar që shkollat ​​në kryeqytetin indian të mbyllen, për shkak të temperaturave të larta. Departamenti Meteorologjik i Indisë ka paralajmëruar për një “valë ektreme të të nxehtit” këtë javë.

Dje në Nazafgarh, një periferi e Nju Delhit, termometri shënoi 47.8 gradë Celsius, temperatura më e lartë në të gjithë vendin. Autoritetet në disa shtete, duke përfshirë Haryana, Madhya Pradesh dhe Punjab, në Indinë veriore dhe qendrore kanë bërë gjithashtu thirrje që shkollat ​​të mbyllen.

Në maj 2022, disa zona të Nju Delhit regjistruan temperatura që arritën në 49.2 gradë Celsius.

Sipas shkencëtarëve, valët e të nxehtit janë më të gjata, më të shpeshta dhe më intensive për shkak të ndryshimeve klimatike./abcnews.al

Të ngjashme