Google ADS

Kërkohet masa e paraburgimit ndaj personit i cili dyshohet se është përfshirë në dy raste të vjedhjes së rëndë

10:16 | 21 Maj 2024
R J

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, ndaj të pandehurit B.G., i cili është ndaluar me urdhër të prokurorit më 19 maj 2024.

Me datën 19.05.2024, rreth orës 00:30 min, në Graçanicë, më konkretisht në një autolarje, në bashkëkryerje me një të mitur (i cili gjendet në arrati), me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë hapur me forcë aparatet e autolarjes dhe nga aty kanë marrë para metalike në vlerë prej 500 eurosh, duke i shkaktuar të dëmtuarit dëm pasuror.

“Po ashtu, në ditën e njëjtë, i pandehuri i lartcekur në bashkëkryerje me të miturin, në fshatin Uglarë, për qëllime të njëjta, kanë hapur me forcë bankomatin që shërben për këmbimin e parave nga ato të letrës në ato të metalta, si dhe kanë hapur të gjitha arkat e tjera dhe nga aty kanë marrë para në vlerë prej 3600 euro, e më pastaj me taksi janë larguar nga vendi i ngjarjes. Me këto veprime kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, sipas KPRK-së”, bëhet e ditur në njoftim.

I pandehuri B.G., dyshohet se ka kryer këto vepra penale, sipas KPRK-së.

“Gjithashtu, bëhet e ditur se i pandehuri B.G., dyshohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme