Zëvendësministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Radostin Iliev dhe shefi i Mbrojtjes, Admirali Emil Eftimov, do të marrin pjesë sot në një ceremoni zyrtare për dërgimin e një njësie ushtarake për dislokim në Forcën Rezervë Operacionale të Forcës së Stabilizimit të NATO-s në Kosovë ( KFOR ).
Ceremonia është caktuar të fillojë në orën 11:00 në sheshin Georgi Izmirliev në Blagoevgrad, raporton Novinite, transmeton Arbresh.info
Mbi 100 pjesëtarë të shërbimit, kryesisht nga Komanda e Brigadës së Tretë në Blagoevgrad , do të dislokohen për operacione me Forcën e Stabilizimit të NATO-s në Kosovë ( KFOR ). Kontingjenti bullgar do të angazhohet në aktivitete që synojnë të mbështesin përpjekjet për rivendosjen dhe ruajtjen e sigurisë në Kosovë.
Drejtues i Batalionit të 2-të Shumëkombësh të Forcave Rezervë Operacionale të Forcës Stabilizuese të NATO-s në Kosovë është Majori Krasimir Damyanov, me kapiten Ferdo Ferdinandov që shërben si komandant i kompanisë.
Komisioni Hetimor interviston zyrtarët e arsimit për subvenc...
Sot fillon xhiro e nëntë në Superligën e Kosovës – një takim...
Gjykata e posaçme dënon ish anëtarin e Kushtetueses Fatos Lu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
10 Vjet nga Procesi i Berlinit, sot diskutohet për arritjet ...
Joe Biden viziton sot Gjermaninë