Google ADS

Një burrit në Gjilan iu përkeqësua gjendja sa ishte në oborr, vdes në spital

09:52 | 21 Maj 2024
E.H

Një person ka vdekur në Gjilan, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore derisa ishte në oborr, përcjell Arbresh.info.

Mjeku kujdestar në Spitalin e Gjilanit ka konstatuar vdekjen e viktimës ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Gjilan 20.05.2024 – 13:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në oborr, viktimës i ishte keqësuar gjendja shëndetësore dhe të njëjtin e kishte transportuar në Spitalin e Gjilanit. Nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti ka arritur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme