Irani fillon pesë ditë zie pas vdekjes së presidentit

09:36 | 21 Maj 2024
A Z

Ceremonitë mortore për presidentin dhe zyrtarët e tjerë të lartë të zhdukur do të fillojnë ditën e sotme në Tabriz, qyteti pranë vendit të rrëzimit të avionit.

Mediat e huaja raportojnë se varrimi i Raisit është planifikuar për të enjten më 23 maj në Mashhad, ku ai lindi 63 vjet më parë. Vendi i zgjedhur është mauzoleumi i Imam Rezait, një nga faltoret kryesore shiite.

Kujtojmë se Raisi udhëtonte bashkë me anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar, teksa humbën të gjithë jetën, pasi helikopteri me të cilin udhëtonin u rrëzua në veri-perëndim të Iranit. Ndërkohë Irani ka shpallur dje 5 ditë zie kombëtare.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e ngjarjes, ndërsa nga të dhënat paraprake bëhet fjalë për një defekt teknik./abcnews

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme