Ushtria e Ukrainës tha të hënën se i shkatërroi të 29 dronët ajrorë në sulmet që Rusia ndërmori gjatë natës. Forcat ajrore ukrainase thanë se dronët rusë kishin vënë në shënjestër rajonet Lviv, Mykolaiv, Odesa dhe Poltava. Zyrtarët rajonalë nuk raportuan për viktima apo dëme.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se shkatërroi shtatë dronë ukrainas, mes tyre pesë mbi rajonin e Belgorod-it dhe dy mbi rajonin e Kursk-ut. Sulmet ruse me raketa të dielën vranë të paktën 11 persona në një vendpushim të mbushur me njerëz, jashtë qytetit Kharkiv.
“Këtu nuk ka pasur kurrë ushtarë”, tha Yaroslav Trofimko, inspektor policie në vendpushimin e goditur. “Ishte ditë e diele dhe njerëzit kishin ardhur këtu për të pushuar. Është një vend pushimi për familje, fëmijë dhe gra shtatzëna, për të shijuar një mënyrë jete normale”.
Presidenti Volodymyr Zelenskyy përsëriti thirrjet ndaj aleatëve perëndimorë që të ofrojnë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur Kharkivin dhe qytetet e tjera të Ukrainës.
“Bota mund të ndalojë terrorin rus. Duhet të tejkalohet mungesa e vullnetit politik midis udhëheqësve që të arrihet kjo”, u shpreh zoti Zelenskyy në mediat sociale.
Ai tha se “dy sisteme Patriot të mbrojtjes nga raketat mund të bëjnë një ndryshim thelbësor për Kharkiv-in”, ndërsa shtoi se sistemet e mbrojtjes ajrore për qytetet e tjera dhe mbështetja për ushtarët në vijën e frontit do të siguronin humbjen e Rusisë.
Ndërkohë, të dielën ushtria ukrainase bombardoi dy qytete në rajonin jugor të Belgorod-it në Rusi , duke plagosur të paktën 13 persona, përfshirë tre fëmijë, dhe duke dëmtuar zonat e banuara, tha në rrjetin Telegram guvernatori rajonal, Vyacheslav Gladkov. Disa ndërtesa banimi u dëmtuan, tha zoti Gladkov.
Ushtria ukrainase ka ndërmarrë sulme të shpeshta mbi qytete dhe fshatra në rajonet kufitare ruse.
Rusia tha të dielën se Ukraina sulmoi rajonet ruse me 62 dronë, duke bërë që rafineria e naftës Slavyansk në rajonin jugor të Krasnodarit të Rusisë të ndalojë operacionet, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax.
Një burim i zbulimit ukrainas i tha agjencisë së lajmeve Reuters në Kiev se shërbimi ukrainas i sigurisë, SBU, dhe dronët ushtarakë goditën rafinerinë në Slavyansk dhe një aeroport ushtarak në rajonin e Krasnodarit.
Marina ukrainase tha gjithashtu se kishte shkatërruar anijen minapastruese të flotës ruse të Detit të Zi, ‘Projekti 266M Kovrovets’.
Rusia tha se forcat e saj mposhtën brigada dy brigada të mekanizuara ukrainase, 24 dhe 42, si dhe Brigadën e 125 të Mbrojtjes Ajrore në Lukiantsi, Vesele dhe Radhospne në rajonin e Kharkiv-it dhe zmbrapsën sulmet e forcave të Kievit në pika të tjera në atë zonë.
Rusia akuzoi forcat ukrainase se kishin përdorur raketa amerikane, franceze dhe ukrainase ndaj territorit të kontrolluar nga Rusia./voa/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...