Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një drekë pune me shefin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP), Nuno Queiros.
Sipas njoftimit, ata diskutuan rreth projekteve dhe programeve të bashkëpunimit, shkruan Arbresh.info.
“Në mesin e tyre, rreth strategjisë kundër korrupsionit, si një instrument që paraqet vizionin e qeverisë në luftimin e tij e që mbështetet dhe nga UNDP.”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, çështje tjetër e bisedës ishte dhe ajo e fondit të ekselencës, si një njësi e veçantë e ekspertizës, e cila financohet nga qeveria dhe menaxhohet nga UNDP.
Kryeministri Kurti e falënderoi Queiros për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të ngushtë, i cili përveç çështjeve të lartcekura ndër të tjerash përfshin edhe fushën e mbrojtjes së komuniteteve joshumicë dhe drejtësisë tranzicionale./Arbresh.info/
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...