Arrestohen dy persona të dyshuar për shpërthimin e një granate dore në Lagjen e Profesorëve

17:17 | 20 Maj 2024
E.G

Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona të dyshuar për shpërthimin e një granate në rrugën “Zekrija Cana” në Prishtinë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 12 prill të këtij viti, shkruan Arbresh.info.

“Pas një pune intenzive hetimore  zyrtarët e  Njësitiit të hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, kanë  identifikuar dy persona të dyshuar për veprën shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Rasti (shpërthimi i një granate) ka ndodhë me datën 12.04.2024, në rrugën “Zekrija Cana”, në Prishtinë.”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se të dyshuarit janë nëj 25 vjeçar me iniciale F.F dhe një 19 vjeçar me iniciale  E.M./Arbresh.info/

Të ngjashme