Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ministren e Katarit për Zhvillim Social dhe Familje, Maryam bint Ali bin Nasser Al Misnad.
Ai u shpreh i nderuar me vizitën që po ia bën vendit tonë ministrja Al Misnad, ndërkohë që shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen dhe kontributin e Katarit ndaj Kosovës, si në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare ashtu edhe përmes programeve të tjera të bashkëpunimit në vend, shkruan Arbresh.info.
Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet miqësore ndërmjet Kosovës dhe Katarit, dhe u bisedua rreth rritjes së bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në rrafshin ekonomik, tregtar dhe institucional.
Një theks i veçantë në takim iu dha programeve të mirëqenies sociale.
Kryeministri Kurti e njoftoi ministren Al Misnad me sistemin e ndihmës sociale në Kosovë, teksa përmendi pilotimin e reformës së skemës së asistencës sociale e cila filloi këtë fundjavë dhe mësimet e së cilës do të reflektohen edhe në Projektligjin e ri për mbrojtjen sociale.
“Në kuadër të masave mbështetëse, kryeministri veçoi shtesat për mbi 55 mijë lehona dhe mbi 400 mijë fëmijë të cilat dëshmojnë përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe forcimin e pozitës financiare të grave në Kosovë. Si rezultat i këtyre shtesave, rreth 100 mijë gra në Kosovë për herë të parë kanë hapur xhirollogari bankare.”, thuhet në njoftim.
Në kuadër të bashkëpunimeve në të ardhmen, interesim i dyanshëm u shpreh për fushën e digjitalizimit të shërbimeve dhe sistemit të mbështetjes sociale./Arbresh.info/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...