Trafiku Urban nënshkruan marrëveshje me Telekomin e Kosovës

14:34 | 20 Maj 2024
E.H

Kryeshefi ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, nënshkroi marrëveshje me menaxherin e shitjes dhe kujdesit në Telekomin e Kosovës, Kreshnik Domi.

Sipas një njoftimi nga “Trafikut urban”, marrëveshja synon të ofrojë shërbime për stafin, duke lehtësuar komunikimin.

Maraj konfirmoi edhe njëherë angazhimin e ndërmarrjes për përmirësimin e shërbimeve për të gjithë punonjësit dhe qytetarët.

Domi, u shpreh se janë të lumtur që kjo marrëveshje do të ndihmojë në lehtësimin e përditshmërisë së punonjësve të ndërmarrjes./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme