Hovenier tregon arsyet e vizitës në Kosovë të zëvendësndihmës sekretares amerikane

14:02 | 20 Maj 2024
E.H

Ambasadori i amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ka mirëpritur me kënaqësi zëvendësndihmës sekretaren, Nicole Chulick.

Ai, me anë të një postim në platformën X, ka theksuar se Chulick mbikëqyr zyrat e Evropës dhe Azisë Jugore/Qendrore në Byronë e Demokracisë, të Drejtave të Njeriut dhe Punës në Departamentin e Shtetit.

“Gjatë vizitës së saj, DAS Chulick do të fokusohet në çështje kritike për marrëdhëniet tona dypalëshe, duke përfshirë të drejtat e pakicave dhe të drejtat e njeriut në Kosovë”, ka thënë Hovenier.

Të ngjashme