Google ADS

Guardiola: Do të më mungojë shumë, Jurgeni ka qenë një pjesë vërtet e rëndësishme e jetës sime

11:37 | 20 Maj 2024
D.H

Klopp mbajti një fjalim emocionues në përfundim të ndeshjes ndaj Wolves, e fundit për të në stolin e Liverpoolit.

Lamtumira e gjermanit ka prekur edhe kundërshtarin e tij të madh në fushë, por shumë të respektuar jashtë saj, Pep Guardiola, i cili nuk i mbajti dot lotët kur iu kërkua të jepte një koment mbi largimin e tij.

“Do të më mungojë shumë. Jurgeni ka qenë një pjesë vërtet e rëndësishme e jetës sime. Ai më çoi në një nivel tjetër si trajner. Mendoj se ne e respektojmë njëri-tjetrin jashtëzakonisht, kam një ndjesi se ai do të kthehet.

Dua të them shumë faleminderit për fjalët e tij, por ai personalisht e di se pas meje, ka shumë gjëra që më ofron dhe më jep ky klub. Përndryshe, i vetëm, nuk do të mund ta bëja. Jam mjaft i përulur për të kuptuar plotësisht.”

Spanjolli thekson më tej se rivaliteti i madh me Liverpoolin e Kloppit e ka ndihmuar shumë.

“Ai më ka ndihmuar kaq shumë herë. Më ka ndihmuar me ekipin e tij dhe ka qenë një konkurrent i madh në jetën time. Në shumë momente, nuk kam mundur ta zbuloj mënyrën se si mund t’i ndëshkoja ata siç mund t’i gjej për ekipet e tjera. Është kaq vështirë.

Jam i sigurt se Mikel Arteta dhe Arsenali do të vazhdojë trashëgiminë e tij për të na shtyrë në një nivel tjetër. Klopp është personalitet dhe kjo nuk ka të bëjë me atë që ka fituar. Është në nivelin e Bill Shankly, Bob Paisley dhe legjendat e tjera.”/ss

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme