Google ADS

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan nga rrëshqitja e dheut, Durmishi: Ekipet janë duke punuar vazhdimisht

10:37 | 20 Maj 2024
E.H

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur se është bllokuar rruga Prishtinë – Gjilan për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Durmishi theksoi se ekipet janë duke punuar vazhdimit që të hapet rruga.

‘Pas reshjeve të shiut, në mëngjes është bllokuar rruga nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Kishnicë. Ekipet janë duke punuar vazhdimisht që sa më parë të hapet për qarkullim rruga Prishtinë – Gjilan”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme