Google ADS

Arnold i përlotur pas largimit të Kloppit: Nuk e mbaj mend herën e fundit që kam qarë, nuk kisha qarë prej vitesh

10:32 | 20 Maj 2024
D.H

Trent Alexander-Arnold, ishte një nga lojtarët që u prek më shumë emocionalisht teksa i dha lamtumirën trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Anësori anglez i dedikoi gjermanit një video në rrjetet sociale me reagimet e trajnerit në momentet e shënimit të golave.

“Unë nuk jam as shumë emocional, mund të pyesni familjen time. Nuk e mbaj mend herën e fundit që kam qarë, nuk kisha qarë prej vitesh. Kjo është e çuditshme për mua, tregon se sa shumë do të thotë ai për mua”, ka komentuar Trent Alexander Arnold.

Kujtojmë se Arnold u zbulua nga Kloppi, teksa tani më është njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë në krahun e djathtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme