Rihapet Klinika e Onkologjisë pas renovimeve në QKUK

09:20 | 20 Maj 2024
E.H

Sot është bërë rihapja e Klinikës Onkologjike në QKUK pas renovimit.

Në përurimin e hapjes do të marrin pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i shëndetësisë, Arben Vitia.

Drejtori i Klinikës Onkologjike, Ilir Kurteshi në një intervistë dhënë ditë më parë për portalin Arbresh.info ka thënë se qëllimi i rinovimit ka qenë shtimi i kapaciteteve, rritja e numrit të shtretërve për kimo-terapi.

Sipas Kurteshit, vlera e investimit total është 550 mijë euro.

Më poshtë mund të gjeni fotografi nga renovimi i Klinikës së Onkologjisë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme