Indiana Pacers ka arritur kualifikimin për në finale të konferencës së lindjes në NBA, pasi arriti të fitoj ndaj New York Knicks.
Indiana mbrëmë triumfoi në ndeshjen e shtatë ndaj Knicks me rezultat 130-109, për të dërguar serinë në 4-3, shkruan Arbresh.info.
Shkëputjen mysafirët e bënë në çerekun e parë ku arritën t’a mbyllnin me rezultat 39-27.
Ndërsa në tre çerekët tjerë arritën të mbanin këtë epërsi.
Më i dalluari në këtë sfidë për ekipën fituese ishte Haliburton me 26 pikë teksa shtoi edhe katër kërcime e gjashtë asistime.
Lojë të mirë bënë edhe Nembhard e Siakam që shtuan nga një pikë secili.
Kurse për New York nuk mjaftoi paraqitje e DiVincenzos që shënoi 39 pikë.
Indiana në finale të konferencës lindore do të përballet me Bostonin që mposhti Cleveland Cavaliers me seri 4-1./Arbresh.info/
HEADING TO THE EASTERN CONFERENCE FINALS 🔥 pic.twitter.com/MP4WU3zEey
— Indiana Pacers (@Pacers) May 19, 2024
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...